Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas takimit që pati paraditen e kësaj të hëne me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Përmes një reagimi në Twitter, ku ka rispostuar reagimin e Nikollës, Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin, ndërsa thekson rëndësinë e forcimit të lidhjes me institucionet.
Yuri Kim: Parlamenti është një institucion thelbësor i demokracisë. Ne e vlerësojmë Kryetaren, lidershipin në mundësimin e debatit dhe diskutimit të rregullt nga deputetët në emër të qytetarëve, duke demonstruar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke forcuar lidhjet midis dhe institucioneve demokratike.
Gjatë takimit të tyre, u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.