Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njeh edhe si ushtruesin zyrtat të detyrës së kryetarit të PD. Pas këtij takimi diplomatja amerikane ka deklaruar se Shqipëria duhet të vazhdojë përpara, jo duke bërë hapa pas.
Postimi i plotë:
Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.
SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.
Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.
Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!