Reshjet e borës janë rikthyer gjatë pasdites së kësaj të shtune në zonat malore të qarkut të Korçës, në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit. Reshje me intensitet më të larte ka pasur në aksin rrugor që lidh Boboshticën me Dardhën, ku trashësia ka shkuar në 10 cm.

Reshje më të dobëta ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë. Rruga e Dardhës është e qarkullueshme normalisht dhe po ashtu pa vështirësi lëvizet edhe drejt Voskopojës dhe Vithkuqit.