Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan do të jenë prezantuesit e Eurovision Song Contest 2022 që do të mbahet në qytetin e Torinos në datat 10, 12 dhe 14 maj në Palaolimpico. Zyrtarizimi i treshes u bë në skenën e Teatrit Ariston gjatë mbrëmjes së dytë të Sanremo 2022.

Sipas mediave vendase, finalja e Eurovizionit do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila filloi një rrugë të pandalshme drejt majave të skenave botërore, fillimisht në Golden Globes dhe më pas në Oscars.

Këngëtarja nga Romagna do të debutojë në ekranin e vogël me filmin e saj të parë ‘Laura Pausini, Kënaqësi të takohem’ me regji të Ivan Cotroneo dhe tërësisht të përkushtuar ndaj jetës së saj të pabesueshme. Titulli, i shpërndarë nga Amazon Prime, do të jetë gjithashtu i i disponueshëm për shikuesit në Sky Q dhe Noë përmes aplikacionit Smart Stick.