Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë bisedime nesër, të premten, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Kiev, tha sot zëdhënësi i tij Sergei Nikoforov.

Nikiforov vuri në dukje se asnjë detaj tjetër i bisedimeve nuk do të jepet për arsye sigurie.

Një zëdhënës i BE-së tha të martën se shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell do të udhëtojë gjithashtu në Kiev këtë javë.