Ukraina nuk ka kohë për të pritur. Liria nuk ka kohë për të pritur. Kur tirania fillon një agresion kundër gjithçkaje që ruan paqen në Evropë, ne duhet të veprojmë menjëherë. Ne duhet të veprojmë sipas një kriteri dhe embargos. Nafta duhet të jetë hapi i parë. Në nivelin e të gjitha demokracive, të gjithë botës së qytetëruar. Atëherë Rusia do ta ndjejë atë. Atëherë do të jetë një argument i rëndësishëm për ta që të kërkojnë paqen dhe të ndalojnë dhunën e pakuptimtë”.
Kështu ka thënë në një video të transmetuar në kanalin e tij Telegram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.