Jam i bindur se do të fitojmë dhe do të tregojmë të gjithë vlerën tonë para vendeve perëndimore”. Kështu deklaroi gjatë një konference për shtyp presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Sipas tij rezistenca është e vetmja mundësi që i ka mbetur Ukrainës.
Zelensky gjatë deklaratës tha se “nuk ka të drejtë të ketë frikë”, pasi ukrainasit kanë treguar se nuk ka frikë nga asgjë. Kështu u përgjigj kur e pyetën lidhur me atentatet që i janë bërë për ta vrarë.
“Rusët nuk e konsiderojnë Ukrainën një shtet të pavarur, ata nuk respektojnë kulturën apo vlerat e ukrainasve. Ata nuk mendojnë se ne kemi të drejtën e pavarësisë, që do të thotë se për ta ne nuk kemi të drejtë për jetë”, shtoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.