Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendit të tij i mungojnë armët e nevojshme për të çliruar qytetin port të Mariupolit të rrethuar nga beteja, i cili ishte gati të kapej nga forcat ruse.
“Nëse do të kishim avionë dhe mjaft mjete të blinduara të rënda, artileri të nevojshme, do të ishim në gjendje ta bënim këtë”, theksoi ai në një fjalim video.
“Jam i sigurt se do të marrim pothuajse gjithçka që na nevojitet. Por po humbim kohë. Jetët e ukrainasve po humbasin. Jetë që nuk mund të kthehen më’’, theksoi Zelensky.
Udhëheqësi separatist i Donetskut, Denis Pushilin, theksoi se porti i diskutueshëm i Mariupolit në Ukrainën juglindore kishte rënë në duart e rusëve.
Separatistët kanë luftuar prej javësh me mbështetjen e ushtrisë ruse për të kapur Mariupolin, i cili është strategjikisht i rëndësishëm për pozicionin e tij në Detin Azov.