Një video e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky e cila është shpërndarë së fundmi në internet po bën xhiron e botës.
Në videon në fjalë dallohet Zelensky, i cili komunikon me disa persona në kompjuter, ndërsa në tavolinën e tij ndodhet dhe një qese kokaine. Në fakt, kjo video është shpërndarë nga mediat pro ruse dhe është vërtetuar se e gjitha është një gënjeshtër.
Ajo është një video totalisht e manipuluar, pasi një sasi jo e dukshme pluhuri i bardhë shihet pranë Zelensky-t teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk. Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë para se klipi origjinal, pa kokainë, të rishfaqej.