Rusia e ka “humbur lidhjen me realitetin deri në atë pikë sa të na akuzojë se kemi kryer atë që padyshim kanë bërë trupat ruse”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të publikuar natën ku fliste për një fazë vendimtare të luftës mbrojti kombin e tij mbi akuzat e bëra nga rusët për masakrën e Bucha dhe Kramatorsk.
‘E gjithë kjo vjen nga frikacakët. Kur frika rritet, bëhet katastrofë. Kur njerëzit nuk kanë guxim të pranojnë gabimet e tyre, të kërkojnë falje, të përshtaten me realitetin, të mësojnë, ata bëhen monstra. Dhe kur bota e injoron atë, përbindëshat vendosin se bota duhet t’u përshtatet atyre’, shtoi ai, duke theksuar se ‘Ukraina do t’i ndalojë të gjitha këto. Do të vijë dita kur ata do të duhet të pranojnë gjithçka, të pranojnë të vërtetën’.