Presidenti Zelensky e ka përshkruar vizitën e presidentëve të Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë si një “gjest mbështetjeje” për Ukrainën, shkruan BBC.
Takimi midis lidërve do të përqëndrohet në mënyrat për të ndihmuar civilët ukrainas si dhe ushtrinë. Vizita e tyre vjen një ditë pasi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier anuloi planet për të shkuar në Ukrainë.
Ukraina e kishte bërë të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur, pas kritikave të shumta se ky i fundit kishte mbështetur Rusinë gjatë kohës si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Por megjithatë një ndihmës i Presidentit Zelensky tha se ai priste që kancelari gjerman, Olaf Scholz, të udhëtonte në Kiev.