Javanews
Home Bota
Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Macron drejt një mandati të dytë, ja rivalët e tij në garë
10/04/2022 10:05
Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Macron drejt një mandati të dytë, ja rivalët e tij në garë
Franca më 10 prill mban raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Në këto zgjedhje garojnë 12 kandidatë, teksa presidenti aktual, Emmanuel Macron po kërkon që ta fitojë një mandat të dytë.
Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton shumicën, atëherë rundi i balotazhit do të mbahet më 24 prill.
Fituesi do të zgjidhet në mes të katër grave dhe tetë burrave kandidatë. Presidenti i ri do të ketë fuqinë që të formësojë Francën dhe rolin e saj kyç në Evropë në pesë vjetët e ardhshëm. Edhe pse zgjedhjet janë lënë në hije nga lufta e Rusisë në Ukrainë, për shumicën e votuesve, çështja kryesore në këto zgjedhje është kostoja e jetesës.
Në zgjedhje të drejtë vote kanë 48.7 milionë votues. Sondazhet e favorizojnë Macronin, ndërkaq Marine Le Pen konsiderohet rivalja e tij kryesore, përderisa majtisti Jean-Luc Mélenchon në bazë të sondazheve parazgjedhore, pritet të dalë i treti.
Pse janë të rëndësishme këto zgjedhje?
Dy kandidatët kryesorë Macron dhe Le Pen kanë pikëpamje shumë të ndryshme sa i përket politikës së jashtme dhe qasjen ndaj Rusisë, por edhe Bashkimit Evropian. Po ashtu ata kanë edhe pikëpamje të ndryshme lidhur me financat publike apo për investitorët e huaj.