Zgjedhjet në Hungari janë mbyllur ditën e djeshme dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka shpallur fitoren, duke fituar kështu mandatin e tij të katërt dh triumfin e partisë së tij Fidesz.
Pas rezultatit pozitiv për të, ai iu drejtua një turme në një fjalim 10 minutësh, ku u shpreh se kjo ishte një fitore shumë e madhe për të, e për partinë ne tij.
“Ne kemi një fitore të tillë që mund të shihet nga Hëna, por është e sigurt që mund të shihet nga Brukseli. Ne do ta kujtojmë këtë fitore deri në fund të jetës tonë sepse na u desh të luftonim kundër një numri të madh kundërshatrësh” tha Orban në fjalimin e tij të dielën mbrëma, duke përmendur një numër të armiqve të tij politikë duke përfshirë të majtën hungareze dhe“burokratët” në Bruksel.
Ai u sfidua nga gjashtë parti të bashkuara opozitare që kërkonin të kundërshtonin atë që ata e quajtën revolucionin “joliberal” të Orbanit që ai dhe partia e tij Fidesz kanë ndjekur gjatë 12 viteve të tyre radhazi në detyrë.
Hungarezët votuan më 3 prill për zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona.