Pas miratimit të Statutit të ri nga Kongresi Kombëtar i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka mbledhur grupin e posaçëm për të diskutuar mbi aktet dhe rregullat që duhen ndryshuar në zbatim të përcaktimeve të reja statutore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri thekson se ristrukturimi në çdo nivel do t’i paraprijë suksesit elektoral të PS në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
“Pas miratimit të Statutit të ri nga Kongresi Kombëtar i Partisë Socialiste, bashkë me kolegët e grupit të posaçëm diskutuam sot mbi aktet dhe rregullat që duhen ndryshuar në zbatim të përcaktimeve të reja statutore.
Dokumentet do t’i paraqiten për miratim Asamblesë Kombëtare e më pas do të çelet procesi i zgjedhjeve të brendshme për të gjithë krerët e partisë në të gjithë territorin.
Ristrukturimi në çdo nivel do t’i paraprijë suksesit elektoral të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.