Gjenerali Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse, mbërriti në Izyum për të mbikëqyrur personalisht operacionet në Donbass. Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda, duke cituar burime ushtarake ukrainase, raporton La Stampa.

Roli i gjeneralit është strategjik dhe jo-operativ-taktik, theksojnë burimet, sipas të cilave ardhja e shefit të shtabit në terren tregon se emërimi i fundit i gjeneralit Oleksandr Dvornikov si komandant i vetëm i trupave ruse në Ukrainë nuk ka përmirësuar menaxhimin dhe koordinimin e njësive të pushtimit në tokë.

Dvornikov, një veteran i shumë dekoruar në krye të forcave ruse në Siri, që kanë përdorur gjerësisht bomba thërrmuese dhe raketa termobarike dhe komandant i distriktit ushtarak jugor rus në kufi me Donbass, kishte marrë detyrën të krijonte një komandë të unifikuar vertikale dhe të përmirësonte efikasitetin dhe koherencën e veprimeve të njësive ruse.