Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD e planifikuar për ditën sotme në orën 16:00, do të spostohet për ditën e nesërme, në orën 09:00.
Ky spostim është bërë pasi babai i deputetit Luçiano Boçi ka ndërruar jetë dhe përcjella e trupit për në banesën e fundit do të behën këtë pasdite në 16:00.
Sakaq, mbledhja do mbahej 1 orë para se kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj do shkonte në tryezën e thirrur nga PS për konsultimet për presidentit.