Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ndodhej sot në qytetin e Fierit, me rastin e ditës së Dëshmorëve të Kombit.
Gjatë një prononcimi për gazetarët, Balla ka kujtuar ish-deputetin e ndjerë të PS, Fatmir Xhindin, ndërsa tha se presin që drejtësia të zbardhë vrasjen e tij 13 vite më parë në Roskovec.
“Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende është e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtësisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre. Është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim”, tha Balla.