26 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin ton. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete. Në 24 orët e fundit janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 7 në Fier, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Himarë, Përmet. Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,125 që nga fillimi i epidemisë.