5 ditë para finales së Conference League në Tiranë, lokalet dhe restorantet që ndodhen në stadiumin ‘Air Albania’ janë mbyllur.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kujdesur sot që ambientet rreth e qark stadiumit të lirohen dhe të kthehen në hapësirë për tifozët.
Kërkesa e UEFA-s bëri që për herë të parë këto hapësira ti rikthehen qëllimit kryesor që është organizimi i ndeshjes, pasi në të kaluarën masa e vetme ka qenë mbyllja e përkohshme në orarin e ndeshjes të lokaleve dhe restoranteve.
Më 25 maj Roma dhe Feyenord do ndeshen për finale e Conference League.