Duhet vetëm 4 pikë për të fituar titullin kampion, kurrë më parë në 11 vitet e fundit, Milan nuk ka qenë kaq pranë. 80 mijë zemra kuqezi do të jetë të pranishëm në “San Siro” për të shtyrë Piolin dhe të besuarit të tij drejt suksesit përballë Atalanta-s, pengesa e tyre e parafundit, mbase më e vështira. Stefano Pioli në konferencë për shtyp foli përpara këtij takimi:
“Duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, të kalojmë fillimisht këtë pengesë, por nuk besoj se gjithçka do të mbyllet këtu.
Por Kuqezinjtë mund të “kurorëzohen” kampionë që nesër nëse fitojnë me bergamaskët dhe Interi ndalet kundër Kaljarit në Sardenja. Me siguri Milani pas kampionatit me ose pa titullin do të ketë një revolucion në skuadër.
Dy janë thuajse të larguar si Fronk Kesi dhe kapiteni, Alesio Romanjoli, të cilët e kanë shprehur prej kohësh që nuk duan të vazhdojnë më karrierën në Milano.
Më pas vjen Samu Kastijeho, i cili prej kohësh e sheh veten ose në stol ose në tribunë.
Zhunior Mesias, i cili ishte një zbulim për kuqezinjtë kur e morën si të panjohur nga Krotone, me shumë mundësi do të jetë i larguari i radhës nga “Milanello”.