Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë për homazhet në nderim të dëshmorëve të atdheut Damian Gjiknuari foli edhe për asamblenë e radhës që do të mbajë PS. I pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri gjatë asamblesë kombëtare e PS, Gjiknuri tha se kjo është diçka që i takon kryeministrit.
I pyetur nëse PS në raundin e parë të diskutimeve do të shkonte me emra konkret kandidates Gjiknuri tha se kjo do të ishte e pavend.
Ai deklaroi se mirëpret diskutimet me grupin demokrat për të renë dakord për një emër të përshtatshëm si President i ardhshëm i Shqipërisë.