Ambasadorja amerikane tha të enjten se shancet që familejs Berisha t’i hiqet ‘non-grata’ janë zero.
Në News24 ajo u shpreh se nga 200 persona që janë shpallur si të tillë, nuk ka ndodhur kurrë që dikujt t’i anulohet vendimi.
Kim shtoi se edhe nëse ndryshon administrata amerikane, faktet mbeten të njëjta.
Ambasadorja Kim: Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet.