Ka dy parime në lodhje me këtë çështje:
– Nëse ngjarjet krijojnë procese
– Nëse proceset krijojnë ngjarje
Në fakt, në themel nuk qëndron asnjëra e as tjetra, sepse proceset dhe ngjarjet janë pasojë e evolucionit njerëzor!
Nëse shikojmë historinë njerëzor e kuptojmë fare mirë këtë gjë dhe kjo lidhet me nevojat e hapësirat e reja që krijohen dhe njerëzit kanë nevojë t’i imponojnë ose t’i kërkojnë duke i pranuar!
Evolucioni i qenies njerëzor është një histori gjithmonë në lëvizje! Që kur njeriu dola nga shpella për nevojën e tij për ushqim dhe për të gjuajtur, ai u njoh me territore të reja dhe me dëshirën për të eksploruar! Kështu bashkë me këtë nevojë lindi edhe nevoja për transformim të organizimit shoqëror, por në thelb edhe të organizimit familjar! Rritja demografike është në fakt kauza kryesore që ka bërë që njerëzit të jenë gjithmonë në kërkim të hapësira të reja e gjithmonë më të mëdha për nga dimensioni! Në një realitet gjithnjë edhe më të madh bëri që edhe organizimi komunitar në fillim e social më vonë të ndryshonte edhe format e pjesëmarrjes politike dhe të organizmit politik.
Kështu ndryshuan edhe format e organizimit të demokracisë, nga ajo plebishitare me ngritje, në komunitete, në organizim principatash, perandorish, lindja e shtetit nacional, atij absolut, konfederativ, federative e duke pasur një bum pastaj edhe në modelet e organizimit ndërkombëtar që nis më Westfaline, me Lidhjen e Kombeve, Kombet e Bashkuara, organizatat apo aleancat ushtarake si Nato, Pakti i Varshaves, BE si model sui generis e mjaft forma të tjera! Ndryshimin e parë të konceptit të hartës sigurisht e bëri Aleksandri i Madh që hapi rrugën për krijimin e perandorive të tjera që formoheshin nga disa kombe e mbaheshin bashkë falë organizimit politik dhe ushtarak! Disa prej tyre e më njohura janë, Perandoria Mongole, Romake, Otomane, Britanike e forma të tjera që morën fund me fundin e Luftës I Botërore siç ishte Austro- Hungaria! Të gjitha këto, edhe pse në kohë e në hapësira të ndryshme kanë një të përbashkët: janë pasojë e evolucionit njerëzorë! Pra, evolucionet kanë krijuar procese dhe jo proceset ad hoc kanë bërë evolucione! Sot, jemi në një periudhë të të të organizmit njerëzor që është globalizmi, i cili edhe pse në fakt duket si një formë pa rregulla, në fakt është i gjithë me rregulla si nevojë e si pasojë e evolucionit njerëzor! Tani, në këto momente po flasin për një rend të ri botëror e këtë e lidhin me faktin e luftës në Ukrainë! Sipas antropologëve, njeri që kur është shfaqur mbi tokë ka bërë luftë për territore e për influencë edhe në kohën e gurit, kanë ndodhur vrasjet e para e këtë e lidhin edhe me faktin se agresiviteti është në ADN njeriut ashtu si edhe tek kafshët e tjera, vetëm se metodat dhe aleancat, duke qenë home sapiens, i ka të sofistikuara dhe më të mirë llogaritura!
Në fakt, Lufta në Marrëdhënie ndërkombëtare nuk është parë si diçka vetëm e keqe dhe jashtë natyrës njerëzore, por është parë si diçka e natyrshme që ka ndikuar dhe zhvillimin dhe evolucionin e historisë njerëzore! Luftëtar kanë ndryshuar hartat dhe realitet njerëzore në botë e kjo dihet tashmë! Por, një luftë si ajo në Ukrainë nuk mjafton për të ndryshuar e për të krijuar një rend të ri Botëror e kjo lidhet edhe me faktin se në hapësirë dhe në kohë dimensioni e saj është krejt lokale! Rendi i ri botëror është vetë globalizmi që ka sjellë edhe ndoshta shkaqet e luftës në Ukrainë! Por, në kuptimin e aleancave dhe ekuilibrave nga 90 e deri më sot, shumë pak ka ndryshuar që mund të fjalim realisht për kushtet e një rendi të ri ushtarak e politik në Botë! Bashkëjetesa mes njerëzore është e detyruar të ekzistojnë përtej ngjarjeve apo rendeve që krijohen! Njerëzit janë një histori që janë të detyruar të jetojnë se bashku, e mundësia më e mirë që të jetojnë mirë është bashkëpunimi përtej ngjyrave dhe bindjeve, apo nevojave!