Jam i gatshëm të nënshkruaj Marrëveshjen Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Për derisa një marrëveshje e tillë është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Malit të Zi, Abazoviç tha se nuk ka asnjë problem që kjo marrëveshje të nënshkruhet.
“Nëse po flasim se a do ta nënshkruaj ose jo Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, përgjigja është po. Jam i gatshëm ta nënshkruaj pa asnjë problem”, tha kryeministri, raportoi RTCG.
“Ne duam të promovojmë kontekstin liberal të lirive fetare, ku secili besimtar ka të drejtat e njëjta”, ka thënë Abazoviç.