Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Në një intervistë për “Klan Kosova“, Abazoviç tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo që përfiton më së shumti.
“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete.
Gjithkush që ben pjese perfaqeson shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”.