45-vjeçari, Edmond Ndoji, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka përplasur për vdekje 73-vjeçarin, Z.K, në rrugën ‘Asim Vokshi’ dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 73-vjeçari ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.
Edmon Ndoji banues në Tiranë, ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.