Këngëtarja shumë e ëmbël, Miriam Cani feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë urime të shumta nga njerëzit e zemrës, fansat dhe miqtë, por dedikimin më të bukur ia ka bërë bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj.

Ky i fundit ka publikuar në Instagram një foto të saj dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër të ndjera.

“Gezuar gruas, vajzes, te dashures, shoqes, artistes dhe mamit me te mire ne bote!”, ka shkruar Albani, krahas imazhit solar të Miriamit.

Kujtojmë që çifti janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit.