Pas mbledhjes disa orëshe në seli me anëtarët e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj po mban një fjalë para gazetarëve. Në fjalën e tij Alibeaj tha se një tjetër mbledhje do të mbahet ditën e hënë. Ai njoftoi se iu është kërkuar të gjithë anëtarëve të ofrojnë kritere dhe emra për procesin zgjedhor të Presidentit të ri të vendit.

“Në aspektin organizativ mbledhje tjetër të hënën, të gjithëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces të zgjedhjes së presidentit të ofrojnë kriteret, ku deputetët e PD si e imagjinojnë ata, cili duhet të jetë profili, kriteret të atij që duhej të jetë i pari i vendit. Të mos jemi fasadë, marrja pjesë në procese parlamentare është detyrim jo vetëm kushtetues, por edhe ndaj zgjedhësve tanë, të cilat duhet t’i përmbushim.”, tha ai.