Kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, pas ftesës që Taulant Balla i ka bërë për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se kushti i Alibeajt për takimin me Ballën, është që të bëhet vetëm në prani të medias.
Më herët Alibeaj tha se nuk do të ishte i pranishëm sot në orën 18:00 në takimin ku e ka ftuar Taulant Balla, pasi ishte i gatshëm që diskutimin ta bënte në mbledhjen që u mbajt ketë paradite.
“Unë Isha i gatshëm që tani. E patë apo jo? Ata ikën. Këtë histori që jam i gatshëm por sjam i gatshëm, këto jo. A kishte më mirë se aty në konferencë kryetarësh? Publiku po e ndiqte. Këto janë spërdredhje që bën maxhoranca, për të shtyrë ditët, për të trazuar ujërat te opozita”, deklaroi Alibeaj para mediave.