Carlo Ancelotti vendosi një rekord të ri në botën e futbollit, me titullin e fituar në La Liga, italiani u shndërruar në trajnerin e vetëm që ka arritur të fitojë në 5 kampionet më të rëndësishme në Evropë. Real Madrid mund të jetë për Don Carlo etapa e fundit, klubi fundit që mund të drejtojë, por mbetet ende për tu përcaktuar se sa do të zgjas ky bashkëpunim:

“Pas Real Madrid mund të tërhiqem, por nëse Reali më mban edhe për 10 vite të tjera, atëherë do të vazhdoj do të stërvit edhe për 10 vite të tjera”, u shpreh Ancelotti duke shtuar: “Do të më pëlqente të kaloja më shumë kohë me nipat e mi, të shkoja me pushime me bashkëshorten time. Ka shumë gjëra që mund të bëjë pasi të largohem nga futbolli, theksoi Ancelotti duke u ndal për pas te Karim Benzema, lideri i ekipit të tij në këtë rikthim në Madrid:

“Një karakteristikë e veçantë është se Karim nuk ka pasur një karrierë me ulje ngritje, por një karrierë konstante në nivele të larta, tani po kalon momentin më të mirë. E vërteta është se atij nuk i them asgjë, por gjithashtu e vërtetë është se nuk fitohet vetëm me Benzema, pas tij është një grup me shumë nivel.

Topi i Artë? Nuk shoh asnjë më të mirë se ai. Besoj se do ta fitojë Benzema. Mbappe te Real Madrid? Në përgjithësi lojtarët mirë luajnë për Real Madrid. A ekziston mundësia për të drejtuar një përfaqësuese? E sigurt është që jo në këtë Botëror, është vonë, në 2026 mbase po”, u shpreh Ancelotti.