Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Esla Hastad tha se kryeministri Edi Rama i garantoi mbështetje vendit të saj në rrugën për anëtarësimin në NATO.

“Futja në NATO do të parandalonte konfliktet në Evriopën veriore. Kjo pati një mbështetje të madhe edhe nga publiku. Qeveria e Suedisë ka bërë një vlerësim që në klimën e tanishme të sigurisë mënyra më e mirë është aplikimi në NATO. Suedia ka marrë vendimin për të rritur investimin në fushën e sigurisë me 2% të prodhimit të brendshëm bruto, do të kontribuojë me kompetencën teknologjike, ne do të ecim krah për krah me Finlandën në anëtarësimin në NATO. Si do të ecë procesi, ne po presim të koordinohemi me Finlandën procesi do të nisë brenda NATO-s ndërkohë që Suedia dhe NATO. Dje jam takuar me Ramën dhe kam qenë në kontakt me ministren Olta Xhaçka, të dy më kanë garantuar për mbështetjen e Suedisë në këtë proces, është një ditë historike jo vetëm për Suedinë, pro edhe për NATO-n.”
“Suedia po aplikon për NATO dhe Shqipëria ka aspiratat të bashkohet në BE, më shumë se 20 vite Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel dhe me fonde, ju bëjmë me dije se çdo vit në Shqipëri jepen 15 mln euro për të ndihmuar në negociatat”, tha Hastad.
Kujtojmë se Suedia aplikoi për futjen në NATO, mes gjithë trazirave që po ndodhin prej sulmeve të Rusisë në Ukrainë.