Gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother VIP”, Arbër Sulstarova zbuloi se ishte në një lidhje dashurie. Ndonëse nuk ndau shumë detaje rreth vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, ai ka ndarë për herë të parë për ndjekësit e tij disa foto ku shihet me partneren e tij.
Ata kanë qenë të ftuar së bashku në dasmën e balerinit dhe fituesit të BB VIP Ilir Shaqiri, nga ku dhe ka ndarë një imazh. Edhe aktorja Arjola Demiri ka ndarë me ndjekësit një video ku ai shfaqet teksa partnerja i dhuron një puthje në buzë.
Kujtojmë që Arbëri, ndonëse qëndroi shumë pak brenda shtëpisë së famshme bëri bujë sidomos me reagimin ndaj këngëtares Xheisara. Mes tyre pati një debat pasi kjo e fundit e preku në këmbë. Por ai nuk e priti mirë, duke iu kthyer ashpër që mos ta prekë më.
I pyetur pas daljes se çfarë i ka thënë e dashura për këtë moment, ai tha se nuk e kanë diskutuar fare. “Nuk jam aq konservator me vajzat. Ishte një gjest që ishte bërë disa herë. Personi në fjalë nuk më pëlqeu dhe ia thashë. Për mua ishte mënyra e duhur.
Nuk e kam diskutuar fare me të dashurën. Ishte e parëndësishme. Mendoj se reagova shumë mirë. Familjarët kishin komente pozitive.”, tha mes të tjerash ai.