Rama: Kjo është e paimagjinueshme dhe nëse nuk do isha ende në pritje që SPAK të bëjë disa punë më të mëdha, mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por s‘kam se si i shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike, kur shoh që balanca në aspektin e të drejtës është ende shumë e shtrembëruar. Po sjell një shembull, e dini ju që SPAK ka patur shpejtësinë dhe gatishmërinë për të vepruar, që të bllokojë Ardian Dvoranin njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit, si një ndër kampionët në luftën ndaj korrupsionit që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar të hynte si gjykatës. Thua se ishte i koordinuar si sahat me atë zotërinë që pritet të largohet nga Presidenti i republikës. Gjë që më pas procesi gjyqësot e cmontoi dhe e shfru si një flluskë sapuni. Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu. U bë kohë që peshkaqenët e sistemit të drejtësisë vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë ata sot, asnjë gjemb në këmbë si ka hyrë. Në momentin që shqipëria do ulet në tryezën e negociatave, do kërkohet sa gjykatës e prokurorë janë cuar para drejtësisë? Zero! E kundërta është e vërtetë, kampioni i SHBA është futur në hetim nga SPAK për një denoncim të atij që jo unë po gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK, Ilir Metës. Po si qenka kjo kështu?

Gjithkush këtu sidomos juristët tanë kanë patur rezerva unë s kam qene naiv, as kam menduar që pasi të kalojmë këto ndryshime nuk do shikojmë cudira, por jam gjithmonë e më i paduruar për faktin që ata që e nxinë Shqipërinë janë sot të paprekur. Të gjithë. Dhe me një lehtësi të hatashme SPAK bën sahatin zvicerian me Dvoranin që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve 90.