Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të thumbojë edhe kundërshtarin e tyre, ku tha se partia nuk duhet të punojë për pushtetit, pasi në të kundërtën do të ndodhë e njëjta gjë që i ka ndodhur PD-së.
“E kthyen partinë në një detashmet të pushtetit dhe ja ku janë sot. Është një armë me një fuqi marramendëse që PS nuk e ka luksin ta lërë varur në mur, por duhet ta vërë në përdorim, digjitalizim, duhet të ecim më tutje me bërthamat rinore dhe me ambicien që të kemi një rrjet rinor të larmishëm, të çliruar nga hijet e së shkuar dhe një rrjet rinor të hapur, ku për secilin ka një vend dhe të gjithë të rinjtë të ndihen mirë, pa hyrë në rrugën e vjetër të brrylave dhe konkurrencës së sëmurës që e ka penguar forumin e vjetër socialist”, tha Rama.