Zonja e Parë e Ukrainës, Olena, ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Sipas mediave të huaja, ndër të tjera në intervistë ajo ka thënë se “askush nuk më ndan nga burri im, madje as lufta”.
Megjithatë ajo pranoi se mezi ishin parë me njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur”, si familjet e tjera
“Emocionet e mia kur lufta nisi ishin të papërshkrueshme, një përzierje tmerri dhe hutimi. Menjëherë e kuptuam se jeta jonë ndryshoi përgjithmonë.
Unë jetoj për ditën kur burri im më në fund do më thotë se gjithçka mbaroi, u mbyll.
Ai mbetet një njeri i palëkundur. Familja jonë ashtu si shumë familje ukrainase, aktualisht është e ndarë. Por asgjë nuk do më largojë nga burri im, asgjë. As lufta!
Jeta e tij po konsumohet nga ngarkesa. Ne mezi e shohim atë. Ne nuk u pamë personalisht për më shumë se dy muaj, duke folur vetëm me telefon”, tha Olena.
Intervista u dha për kanalin televiziv ukrainas “Ukraina 24”.