Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 616 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 16 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Shkodër, Gjirokastër, 1 në Kavajë, Vlorë, Sarandë.
Janë 291 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,224 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Maj 2022)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 616
Testime totale 1,825,720
Raste pozitive 276,012
Raste të shëruara 272,224
Raste Aktive 291
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 190
Fier 19
Korçë 17
Gjirokastër 16
Shkodër 15
Vlorë 14
Elbasan 6
Durrës 6
Lezhë 4
Berat 2
Dibër 1
Kukës 1