Gjermania nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi në raportin e saj ditor për herë të parë në më shumë se shtatë muaj. Shifrat nga instituti ”Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve (RKI), të publikuara sot në mëngjes për periudhën e fundit 24-orëshe, nuk treguan asnjë vdekje të re nga ose me Covid-19 për herë të parë që nga 21 shtatori i vitit të kaluar.
Ndryshimet ose përditësimet e mëvonshme janë të mundshme dhe shifra më të ulëta të vdekjeve përgjithësisht regjistrohen nga autoritetet shëndetësore gjatë fundjavave. Autoritetet shëndetësore gjermane regjistruan 4 032 raste Covid-19 në periudhën e fundit 24-orëshe, por shifrat luhaten në ditë të caktuara të javës, veçanërisht në fundjavë, kur disa shtete nuk raportojnë në RKI.
Gjermania ka numëruar 24 813 817 infeksione të konfirmuara Covid-19 dhe 135 461 vdekje që nga fillimi i pandemisë, por shifrat e vërteta ka të ngjarë të jenë shumë më të larta pasi shumë raste besohet se kanë kaluar të pazbuluara.