Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi deklaroi se pjesa më e madhe e PD-së nuk i takon Rithemelimit, pasi i mungojnë 35 deputetë. Patozi tha se Partia Demokratike është në një lëngatë dhe e ndarë në copa.

“Rithemelimit të PD, i mungojnë 35 deputetë. Është pjesa më e madhe e PD dhe më e organizuar. Në rast se PD funksionon për të mundur veten e saj, copëza, Lulzim Bashën, po të doni më futni mua si demokrat i vjetër, por kjo s’ka vlerë. Ëndrra e demokratëve nuk është që të shohin Berishën të lumturuar dhe disa dishepuj të tij, por veten duan ta shohin në pushtet. Duan ta mundin qeverinë dhe kjo duket shumë larg. Kuvendi e bëri më të qartë se PD është në një lloj lëngate.