Astrologe Meri Shehu ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku bëri një parashikim për ndeshjen që do luhet sot në stadiumin e Air Albania.
Sipas Merit shanset më të mëdha për të fituar i ka Feyenoord pasi skuadra hollandeze i përket shenjës së Gaforres.
Meri u shpreh se edhe Roma, e cila është nën shenjën e Binjakve do ketë shkëlqimin e vetë, por sipas saj Jupiteri, planeti i fatit do t’i japë fitoren Feyenoord-it.
Meri: Është Mërkuri i kundërt dhe duhet patur kujdes. Kush do gabojë më pak do fitojë. Roma është skuadër në shenjën e Binjakëve dhe Mërkuri i kundërt e penalizon disi. Kurse Feyenoord është në shenjën e Gaforres dhe ka një lloj shkëlqimi. Edhe Roma ka shkëlqim se është Dielli në Binjak, por Gaforrja e ka aty ku duhet shkëlqimin. Roma duhet të jetë shumë e vëmendshme që ta kapë këtë energjinë e bukur të Diellit dhe të ketë kujdes mos t’ja marrë fitoren papritur Gaforrja, e cila ka Jupiterin në shtëpinë e 10, që është shtëpia e kurorëzimeve, fatit. Astrologjikisht kur një planet është në shtëpinë e 10 ti merr maksimalen në atë që reklamon, merr pushtetin, famën.