Ndonëse u duk se raportet e tyre u rregulluan, në fakt e vërteta qenka ndryshe. Po flasim për ish-konkurrentin e Për’puthen Atdhe Xharavina dhe ish-konkurrenten e Big Brother VIP Arjola Demiri.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në News24, “Fit Station”, Atdheu deklaroi për herë të parë se tashmë kjo miqësi është prishur, duke zbuluar edhe arsyet pse.

“Me Antonelën jemi shumë mirë. Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di çfarë ka ndodhur. Thjesht ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të e 4-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë.”- tha ai teksa shtoi: “Do iki në Gjykatë, do ta padis“. Me ironi ose jo, nuk e dimë.

Në fakt vetëm pak ditë më parë Arjola publikoi një foto ku shkruante “Shif çfarë femre ka bo nana”. Dhe mes shumë komenteve ai që mori vëmendje ishte Atdheu i cili shkruante “Të ka bo nona me katalog avash avash tu i zgjedh ma të mirat e mundshme për ty”.

Ky koment erdhi pak javë pasi u tha se dyshja i ka dhënë fund miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe aktorja. Megjithatë i pyetur në një intervistë rreth kësaj zënke të supozuar ish-konkurrenti i “Për’puthen” e mohoi kategorikisht këtë gjë. “Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.

Por, deklarata e fundit e tij tregoi të kundërtën.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother” një nga përplasjet më të mëdha të Arjola Demirit ishte ajo me Antonelën dhe për këtë përplasje ishte pikërisht Atdheu, i cili u dërgua nga produksioni brenda në shtëpi, për të dyja vajzat. Gjatë takimit të dyshes në ‘Big Brother’, Atdheu hyri për t’i dhënë mesazhin Arjolës dhe Antonelës të ulnin “gjakrat” si një mik i përbashkët i tyre.

Në kohën që aktorja e ’Portokalli’ ishte në “Big Brother” u aludua edhe për një lidhje mes të dyve gjë që u mohua nga të dy.