Diva e muzikës, Aurela Gaçe ka lajmëruar se për një kohë do të qëndrojë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit. Ajo ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.
Aurela ka treguar se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live në mënyrë derisa të shërohet.
Ky lajm i ka mërzitur shumë fansat, të cilët nuk kanë nguruar t’i urojnë shërim të shpejtë këngëtares dhe kanë shprehur dëshirën që mezi presin ta shohin në skenë.
Postimi i plotë:
I drejtohem audiencës time besnike!
Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje.
Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.
Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketë pasoja më vonë.
Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.
KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni.
KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK.( kjo as nuk mendohet të ndodhë)
Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.
Ju kërkoj shumë ndjesë.
Me shpirt !
Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley ♥️
Mezi pres t’ju shoh në datat e reja të sapo vendosura nga stafi .
CHICAGO-20 NËNTOR
NEW JERSEY -2 DHJETOR
Mezi pres t’ju shoh.
Faleminderit për durimin.