Në Alonissos banorët ende flasin më zë të ulët. Trishtimi është i përhapur kudo dhe e qeshura është e ngrirë. Shkëndija e vetme e gëzimit është Lidia e vogël, e cila ende nuk e di të vërtetën tragjike për vdekjen e nënës së saj.

“Gjysh”, thërret ajo në greqisht duke iu drejtuar David Krauts dhe e përqafon, shkruan Mail Online. Dashuria që kanë për mbesën është e vetmja që i shtyn Davidit dhe gruan e tij Susan të zgjohen në mëngjes e të përballen me realitetin.

Ka kaluar një vit që nga dita kur Babis Anagnostopoulos vrau vajzën e tyre Caroline në Glyka Nera. Dhëndri i tyre Babis Anagnostopoulos u shpall fajtor për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe 11,5 vjet.

Ai tani është dënuar për shumë vite, megjithëse kjo nuk do ta kthejë vajzën time të bukur”, tha David për gazetën britanike.

Lidia është sot ngushëllimi i vetëm për Davidin, 79 vjeç, të lindur në Liverpool dhe Susan, 58 vjeç, të cilët tani po e rrisin atë në shtëpinë e tyre në Alonissos. Aty ku u rrit Caroline.