Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, thotë se ato po i qëndrojnë marrëveshjes me opozitën, ku sipas tij mazhoranca nuk do të propozojë emër në raundin e 2 dhe të 3. Por sipas Ballës, Alibeaj e ka keqkuptuar diskutimin, pasi nuk ka pasur dakordësi që PS të mbështesë me firma kandidatët e opozitës.
‘Mendoj se fakti që dhe grupe të tjera të opozitës kanë kuptuar të njëjtën gjë që kemi kuptuar dhe ne, se kryetari i grupit parlamentar Alibeaj paska kuptuar diçka tjetër të risjellim dhe një herë diskutimin. Ne kemi qenë shumë të qartë. Në kohë jemi për të diktuar sërish. Ne nuk propozojmë as në raundin e dytë dhe as në raundin e tretë. Por opozita i ka të gjitha mundësitë mos t’i çojë dëm dy raundet. Le të vijnë me më shumë emra. Ne duhet të dëgjohemi. Ose duhet të zgjidhen këto emra o s’ka, ne nuk kemi rënë dakord kështu, pasi kemi të drejtën tonë për të propozuar. Do të presim raundin e 4. Bej thirrje të rikthehemi në tryezë. Nuk ka pasur dakordësi për atë formulën 4-2-1. Këtë gjë ua konfirmoj. Ka pasur dakordësi që për dy raundet 2-3 mos të ketë propozim nga mazhoranca, por vetëm në raundin 4-2. Nuk do të mbështesim me firma kandidatët e opozitës.’- tha Balla.