Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se ka pasur një bashkëbisedim pozitiv me dy prej tre grupeve të opozitës lidhur me procesin për presidentin e ri.

Balla tha se në bashkëbisedim me Fatmir Mediun, ky i fundit e ka informuar për një qasje të re për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë.

“Bashkë me kolegët Gjiknuri dhe Spiropali zhvilluam një raund të dytë takimesh me dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës dhe PS e ka dëshmuar edhe sot disponibiliteti për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Edhe nga ana e tyre ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinë emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë dhe shpresoj që nga ana e Grupit Parlamentar të ketë një vendimmarrje për t’ju bashkuar. Disponibileti ynë do të jetë , por kjo ka disa afate . Jemi në kushtet ku në datën 16 është raundi i parë. Afati i fundit i raundit të dytë është data 23 maj, pra janë disa bis Sot më në fund më dy prej tre grupeve kemi vendosur shina të një procesi që besoj do të na çojë tek presidenca me konsensual.”, tha më tej Balla.