Ish- kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij me demokratët e Durrësit, ka thënë se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.
Ashtu sikurse Jobs ndryshoi botën me një Ipad, Berisha shprehjet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.
“Rama je i pashpresë, ta ketë të qartë. Ai thotë se nuk mund të vjedhë se jam 2 metra i gjatë. Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimet që e nxorën në rrugë e u kthye dhe me I Pad-in ndryshoi botën, ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë.”