Gazment Bardhi ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Me anë të një postimi në twitter Bardhi shkruan se Berisha para se të lëshoja akuza, duhet të shkojë tek shtëpia e baxhanakut për ngushëllim, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.

Sipas tij, ish-kryeministri është përgjegjësi kryesor për 26 të vrarë në Gerdec, duke theksuar se koha kur çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021.

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi.