Sali Berisha ka gjetur një kauzë të re në kuadër të politikës populiste që po zhvillon kohët e fundit. Në një konferencë për shtyp këtë të premte ai ka dalë për të folur mbi rastin e vdekjes së Ilvi Metës, i cili ndërroi jetë brenda Komisariatit të Kavajës ku qëndronte i arrestuar.

Por Berisha nuk njeh as fakte dhe as mjekësi ligjore. Ai tha se autopsia tregoi që i riu me të vërtetë kishte një lak rreth qafës që flet për varjen, por sipas tij Meta nuk është e thënë të jetë vetëvarur.

Bersha tha se atë mund ta kenë varur policët. Dhe gjithë ky makabritet që doktori çon ndër mend, u shoqerua edhe me një deklaratë. Sipas tij, qelitë e sotme në komisariate janë shndërruar në biruca po kaq të zeza saç ishin birucat apo qelitë e Sigurimit të Shtetit.

Në një farë mënyre doktorit i duhet marrë parasysh konstatimi meqenëse punët e Sigurimit të Shtetit mund t’i dijë mirë për aq kohë sa ka qenë Sekretar Partie. Ajo që harron ai është se namin në Shqipëri për biruca e tortura e ka SHIK-u i Bashkim Gazidedes dhe Policia e Agron Musarajt. Që si kur vrisje veten, ashtu dhe kur u ngelje në dorë në tortura, të hidhnin në kënetë.