Historiani Pëllumb Xhufi shprehet se pavarësisht dëshirës për tu rikthyer në krye të PD-së tani për të është shumë vonë ta rifllojë nga e para.
Gjatë një interviste për “Shqip” në Dritare.net ai thotë se ka dy persona të cilët ka respect dhe duhen vlerësuar për qëndrimet e tyre, ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
A sheh një ringjallje të Berishës?
Jo, tani është shumë vonë. Ka bërë aq zullume saqë… Unë kam respekt për dy njerëz për të cilët nuk flitet më fare. Për Ina Ramën, ish-kryeprokuroren të cilën e zgjodhi Berisha e cila respektoi detyrën dhe arriti të mbrohej nga sulmet e tërbuara që Berisha i bëri pas 21 Janarit. Kur Berisha ndryshoi Kodet, kur ndryshoi ligjin për Prokurorinë në shtator 2008 pati kurajon në Parlament dhe tha “tani kryeministri e futi në sqetull prokurorinë”. Nuk është e vërtetë që u ngjallën tani amerikanët. Ligji i SHISH gjithashtu. Ajo protestoi dhe e tha të sajën. Është edhe një tjetër që ti mund të jesh skeptik, por është Lulzim Basha, është burri i vetëm që kur u bind që duhet të bënte diçka që ia kërkonin edhe të tjerët, edhe opinioni shqiptar, ai e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar dhe PD-ja. Për mua ai ka ka treguar një gjest kurajoje të jashtëzakonshëm. Nuk e bëri as Nano, as Meta, as Rama. E dini ju që shumë socialistë e kanë zgjedhur (Ramën) për të shpëtuar nga Berisha, ndërkohë Berisha u ngjall dhe u forcua këto 9 vite. Këta me të mirat dhe defektet e tyre do ngelen në histori.
Edhe Alibeaj mirë po i qëndron Berishës…
Mirë edhe ai, por hapin e hodhi Basha në një moment të vështirë. Thonë që amerikanët e përkrahën. Por amerikanët përkrahën edhe Ramën disa herë, ia dhënë në tavë Berishën. Nuk e ngriti një fjalë në Parlament kur u prish në vitin 2007 akademia e shkencave.