Sot grupi i Rithemelimit njoftoi se ditën e premte do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kjo duket se nuk është pritur mirë nga Gazment Bardhi.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi tha para deputetëve se “Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Jozefina Topalli, që ne i kishim përballë një vit më parë, tani do të na dikojnë ne si grup parlamentar ça vendimi do të marrim”.
Sipas Bardhit, ata nuk duhet të kompleksohen nga një grupi i Berishës, që siç tha ai “po na sulmon”. Ai theksoi se Presidentin e zgjedh Parlamenti dhe nuk vendos Jozefina, Rudina apo Murrizi. Te propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet te vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompensohemi se nje grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me te njëjtën gjuhe për te ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot qe mos te marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qene pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi, ne Këshill Kombetar. Ata qe deri dje sulmonin PD.
Me herët gjate ditës se sotme, Edi Paloka ka lajmëruar në emër të Komisionit të Rithemelimit, mbledhjen ditën e premte të këshillit Kombëtar të PD. “Komisioni i Rithemelimit, ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të PD në datën 6 maj në orën 18:00. qëllimi përveç konstituimit të Këshillit Kombëtar , edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit”, tha Paloka.