Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u shpreh me shaka se do të dëshironte t’i kushtonte këngën e Taylor Swift “We Will Never Be Together Again” presidentit rus Vladimir Putin.
Kjo, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë. Blinken e deklaroi këtë gjatë një fjalimi në Universitetin Georgetown.
“Po, Universiteti i New York-ut ftoi Taylor Swift si lektore hyrëse…”, tha fillimisht zyrtari i lartë amerikan.
Në këtë moment, Blinken tregoi se stafi i tij nuk e lejoi të sillte një kitarë në universitet.
“Doja t’i dedikoja një performancë të këngës ‘We Are Never Ever Getting Back Together’ (kënga e Taylor Swift – AP) presidentit Putin”, shtoi Blinken.
Sipas tij, stafi i kishte thënë që kjo do të ishte “jodiplomatike”.